Policia bën kërdinë, arrestohen rreth 20 biznesmenë të njohur

Një valë e gjerë arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit.

Burime i thanë gazetares Klodiana Lala, se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Gazetarja tha se deri më tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore.

Abuzimet kanë ndodhur gjatë periudhës 2017-2019 dhe arrestimi i tyre është bërë pas kallëzimit të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Të arrestuarit dyshohet se kanë krijuar kompani fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj shtetit.

Dyshohet se nga skema e kompanive fiktive përfitonin edhe rimbursimin e TVSH duke i shkaktuar dëm shtetit.

Ndërkohë që aksioni vijon ende, mësohet se të arrestuarit janë biznesmenë ndërtues rrugësh, të cilët kanë mashtruar me skemat e TVSH-së. /bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu