Pasagjeri fotografohet duke tharë çorapet në dritaren e avionit

Një pasagjer është bërë tmerri i qytetarëve, që ishin duke udhëtuar me të në avion. Ai ka përdorur dritaren që kishte në krah të avionit për të tharë çorapet.

Fotoja e çorapeve të varura të burrit u bë nga dikush që ishte ulur shumë pranë tij dhe u postua në llogarinë e quajtur ‘Passenger Shaming’ në Instagram.

Fotografia, e cila ka marrë më shumë se 5,000 pëlqime dhe 160 komentet , shoqërohej edhe me një përshkrim ironizues.

Në të shkruhej: “Unë duke larë rrobat rrugës për Los Anxheles këtë fundjavë!”

Shpesh ndodh që qëndrimi pranë fëmijëve të vegjël në një udhëtim të gjatë mund të jetë ‘makth’ për shumë pasagjerë, por mesa duket edhe të rriturit mund të sillen në mënyrë të pahijshme.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu