“Ishalla e varin kuksjanët”, pas përplasjes live në emision, Gjuzi e sulmon homoseksualin edhe në Instagram

Në një postim të pak minutave më parë në Instagram, biznesmeni i njohur shqiptar, Elton Ilirjani ka shpërndarë një screenshot (fotografi ekrani), ku bie në sy komenti urrejtës i deputetit Kujtim Gjuzi në përgjigje të një përdoruesi tjetër, i cili e kishte etiketuar në një koment të një postimi të Ilirjanit, ku shkruante: “Hahahha po do ta besh xheloz Kujtim Gjuzin me këto sjellje”.

“Ishalla e varin kuksjanët”, – shkruan Gjuzi në komentin e tij.

Në përgjegje të komentit të Gjuzit, Ilirjani ka shkruar: “Ky është deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë! Thirrje për vrasje dhe thirrje urrejtje! Ku është policia, prokuroria, shteti, shefi opozitës, organizatat LGBT, aktivistë? Turp dhe mjerë!”

Pak ditë më parë, deputeti Gjuzi dhe homoseksuali Ilirjani patën një përplasje live në emisionin ‘360Gradë’ të Artur Zhejit. Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni:

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu