Google deklaroi se ka krijuar kompjuterin më të shpejtë në botë

Google motori më i madh kërkimor në të gjithë botën deklaroi se ka krijuar një makineri që brenda 200 sekondave e kryen një detyrë që kompjuterit më të shpejtë në botë do t’i duheshin 10 000 vjet për ta përfunduar.

“Rritja e shpejtësisë në sajë të procesorit 53 bit kuantik, i quajtur “Sycamore”, përfaqëson një epërsi kuantike”, deklaroi gjiganti i teknologjisë në një postim në një blog dhe në një artikull në revistën shkencore “Nature”.

Nëse ajo që pretendon Google është e vërtetë, atëherë do të jetë një hap i madh në teknologji duke ruajtur më shumë informacion sesa kompjuterat tradicionalë.

Rivali i Google, IBM, vuri në dyshim shifrat e publikuara përpara datës zyrtare, duke thënë se e njëjta detyrë mund të kryhej në një sistem klasik brenda 2,5 ditëve

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu