Aksident në Bulqizë, shoferi humbet kontrollin e automjetit dhe përfundon në kanal

(Këto janë pamje ilustruese, në pamundësi të sigurimit të një fotografie)

Bulqizë – Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Bulqizë – Fushë-Bulqizë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vendin e ashtuquajtur Pishta.

Makina e llojit “Opel” me targë “AA 414 M” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të saj.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendgjarje ka mbërritur policia.

Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital dhe mjekët pohojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në asfalt.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu