Mozzik e pranon publikisht: Loredana ka qenë e dashura ime e vetme

Tiranë – Mozzik dhe Getinjo kanë qenë dy nga të ftuarit specialë të kësaj të shtune në emisionin “Shiko kush luan”.

Dy vëllezërit janë bërë pjesë e lojërave të shumta dhe nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë disa pyetjeve ngacmuese.

Gjatë njërës prej tyre, Mozzik është pyetur se sa lidhje serioze ka pasur në jetën e tij dhe ai ka zbuluar se ka pasur vetëm një. Ashtu siç mund të pritej, ai ka treguar se vetëm Loredana ka qenë e dashura e vërtetë e tij. “Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës sime, Loredana”, – ka thënë Mozzik.

Pavarësisht se marrëdhënia mes tij dhe reperes nuk shkoi mirë, duket se vetëm me Loredanën Mozzik ka provuar dashurinë e vërtetë.

Madje ata të dy kanë sjellë në jetë si fryt të lidhjes së tyre një vajzë të quajtur Hana.

Loredana dhe Mozzik i dhanë fund marrëdhënies disavjeçare pak muaj më parë dhe këtë gjë e konfirmoi vetë reperja përmes një postimi në rrjete sociale.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu