Konte: Mos nisja e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin është gabim historik i BE

Shkup – Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte (Giuseppe Conte) e ka cilësuar si gabim historik vendimin e Këshillit Evropian për të mos nisur bisedimet për pranim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“E vështirë të kuptoj këtë vendim. Integrimi i vendeve të Ballkanit është një përgjegjësi për BE nga e cila nuk mund të tërhiqet. Mbledhja e Këshillit Evropian në muajin nëntor është një mundësi për të reflektuar mbi këtë vendim të nevojshme e të mundshëm. Italia do të jetë përherë në krah të Shqipërisë e Maqedonisë  së Veriut”, – u shpreh Conte.

Kryeministri italian tha se duhet të gjenden mënyra për të korrigjuar këtë gabim historik, i cili nuk duhet të dekurajojë këto popuj. Të njëjtin mendim ndau edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ai falënderoi Italinë për ratifikimin e konventës për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu