Palmer në Shkup: BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë pa Ballkanin

Shkup – I Dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka vizituar ditën e sotme Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës së tij, Palmer takoi Ministrin e Jashtëm, ndërsa më pas Ministren e Mbrojtjes dhe presidentin Pendarovski.

“Biseduam për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, pra në gjithë Evropën. Do ta kem një vizitë maratonë në rajon ku do të qëndroj në Prishtinë, Beograd dhe Athinë. Po vij në vendin tuaj pas miratimit të protokollit nga senati amerikan për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Është kohë e shkëlqyer për vizitë posaçërisht pas vizitës së sekretarit Pompeo. Dua të përcjell mesazhin tim se Shtetet e Bashkuara mbeten partner i fortë i Maqedonisë së Veriut dhe mbështesin rrugëtimin e saj drejtë BE-së. Ky është rajon që i përket Evropës dhe BE-ja nuk mund të jetë e suksesshme dhe e qetë nëse rajoni mbetet i vonuar”, – tha Palmer.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu