Palmer në Shkup: Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

Shkup – I dërguari i posaçëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer riafrimoi mbështetjen e fuqishme të ShBA-së për proceset integruese.

Pas takimit me kryeministrin Zaev, zyrtari i lartë amerikan tha se do t’i porosit partnerët evropian se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

“E riafirmuam mbështetjen e ShBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe perspektivën evropiane. Kjo është diçka që e thamë qartë këtu në Shkup, ndërsa do të vazhdojmë ta themi qartë edhe tek partnerët tanë evropian” – deklaroi Palmer, SHBA.

Palmer, deklaroi se SHBA pret që vendi së shpejti të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s. Ai nënvizoi edhe rëndësinë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Vazhdojmë ta mbështesim Marrëveshjen e Prespës e cila është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim zbatimin e saj”, – u shpreh zyrtari amerikan.

Kryeministri Zaev siç bëjnë të ditur nga Qeveria ka njoftuar zyrtarin e lartë amerikan për proceset reformuese, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore. Gjatë qëndrimit tre ditor në Shkup, Palmer takoi krerët shtetërorë si dhe liderët politik. Ai në Shkup takoi edhe ambasadorët amerikan në Ballkanin Perëndimor me të cilët siç tha ka diskutuar për çështjet rajonale, raporton Alsat.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu