Palmer: Kosova nuk mund të mbetet e izoluar, të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë

Prishtinë – Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-ve, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer deklaroi se prioritet i ShBA-ve mbetet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Emërimi im nga presidenti Trump, nënvizon se ShBA-të janë të pranishme për të ndihmuar, Kosova nuk mund të mbetet jashtë zgjidhjes. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar. Zgjidhja një herë e përgjithmonë mes Kosovës e Serbisë, mbetet prioritet”, – ka thënë Palmer gjatë një takimi me të rinjë kosovarë.

Teksa komentoi për zgjedhjet e 6 tetorit, Palmer tha se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe se SHBA përkrahë këto ndryshime. “Sytë e botës do të shikojnë se çfarë do të bëjë qeveria e re. Nuk shohim ndonjë mundësi për të ardhmen për Kosovën pa u normalizuar marrëdhëniet me Serbinë”, – theksoi zyrtari amerikan.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu