Fermeri dibran teston për herë të parë në Shqipëri kultivimin e mollës “Diamanti i Zi”

Eksperimenti i fermerit dibran, Zija Keshi me kulvitimin e mollës unike “Diamant i Zi” ka rezultuar i suksesshëm duke dhënë frutat e para.

Molla “Diamant i Zi”, shumë e rrallë në botë për varietetin dhe vlerat e saj të larta ushqyese mund të kultivohet dhe rritet edhe në Shqipëri, përveç vendit të origjinës së saj, Tibetit të Largët.

Fermeri Zija Keshi në muajin maj të këtij vitit eksperimentoi kultivimin e këtij varieteti duke kultivuar vetëm 10 fidanë të porositur nga Tibeti, i vetmi vend në botë ku rriten këto mollë.

Gjatë këtij muaji, ai thotë për se fidanët kanë dhënë frutat e parë duke iu përshtatur më së miri kushteve dhe klimës.

“Në muajin maj erdhën fidanët e parë, të cilët i porosita në Tibet, Kinë. Qëllimi im ishte të testoja nëse ky varitetet do t’i përshtatej kushteve klimatike dhe strukturës së tokës këtu.

Gjatë gjithë kohës që nga momenti i mbjelljes dhe në vijim janë ambientuar shumë mirë dhe këtë vit dhanë frutat e para”, – shprehet Keshi.

Pas fazës së parë eksperimentale, e cila rezultoi e suksesshme, tashmë fermeri dibran, i njohur për kultivimin e varieteteve të rralla si Ariona, apo Manat Goxhi, do të nisë kultivimin e mollës “Diamant i Zi” në një parcelë më të zgjeruar prej 300 fidanësh.

“Tashmë jam gati të bëj një plantacion, pavarësisht që ende jam duke parë 100% përshtatjen me klimën sepse akoma duhet një vit kohë për të parë rezultatin e duhur por jam i bindur se kjo kulturë do përparojë në vendin tonë.

Në muajin dhjetor pres që nga Tibeti i Kinës të më vijë një ngarkesë prej 100 fidanësh, të cilat do t’i kultivoj në fermën tonë”, – thotë Zija Keshi.

Detajet që e bëjnë mollën “Diamanti i Zi” të mbetet unike:

Kjo mollë është krejt ndryshe nga të tjerat. Ngjyra e saj është vjollcë shumë e errët që i përafrohet të zezës, sidomos në agim.

Kjo mollë është shumë larg llojeve të tjera të këtij fruti.

Ndryshimi i parë qëndron tek ngjyra e cila vjen si pasojë e ekspozimit të tejzgjatur të frutit në rrezet e diellit.

Çdo kafshatë e këtij fruti unik është kërce, dhe ndryshe nga mollët e tjera.

Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm.

Kur errësohet, bie ngrica duke ndikuar edhe tek fruti.

Këto temperatura ndikojnë fort tek lëkura e frutit.

Mollës së zezë i duhet të mbijetojë në këto kushte dhe formon një lëkurë më të trashë për t’u mbrojtur nga ngrica.

Kjo lëkurë e mbron dhe e ruan shijen e brendshme të mollës e cila përshkruhet si e jashtëzakonshme. Molla e zezë është një frut shumë i ëmbël që nuk ka të dytë por për fat të keq është e paarritshme.

Për t’u furnizuar me këtë diamant të vërtetë, njeriut i duhet një avion dhe shumë para.

Mbledhja e frutit me duar është krejt e pamundur për njerëzit e thjeshtë, përveç atyre që janë të krimbur në para.

Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo.

Megjitatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra.

Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle.

Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare.

/agroweb//bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu