Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka postuar në rrjetin e tij të Facebook-ut shqetsimin për armatosjen e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina. Sipas Haradinaj ky është një kërcënim i drejpërdrejtë për Kosovën dhe paqen në rajon.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”  shkruan Haradinaj.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu