Kushëriri i deputetes së Vetëvendosjes gjendet i pajetë në pus

Një person, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh, është gjendur i pajetë në fshatin Begaj të Komunës Vushtri të Kosovës.

Mediat e Kosovës raportojnë se bëhet fjalë për Musli Krasniqin, i cili thuhet se është i afërm i deputetes së Lëvizjës Vetvendosje, Rezarta Krasniqi.

Trupi i pajetë i Krasniqit u gjet në një pus, ndëkohë ai ishte zhdukur që prej 28 tetorit.

Deri më tani nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia po heton rrethanat se si ka përfunduar në pus.

Pak ditë më parë deputetja Rezarta Krasniqi bëri apel për ndihmë në rrjetet sociale, ku u kërkonte të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmëronin policinë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu