Loredana Zefi fotografohet me Cristiano Ronaldon, triumfon dhe në MTV

Këngëtarja kosovare Loredana Zefi ka triumfuar në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards. Në ceremoninë që u mbajt në Sevilla të Spanjës, Loredana rrembeu të dielën çmimin për “Performancën më të mirë zvicerane” në MTV.

Hitet e saj më të fudit si “Sunglasses”, “Bonnie and Clyde” ose “Romeo & Juliet” i dhanë rreperës kosovare famë ndërkombëtare, ku ndiqet nga mbi dy milion njerëz në Instagram dhe klipet e saj në Youtube janë klikuar miliona herë.

Ajo që ra më shumë në sy ishte fotoja që 24-vjeçarja bëri me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, ku kaloi dhe disa çaste më të.

 

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu