Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën në “Arenën Kombëtare”

Tiranë – Është bllokuar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila do të luhet më 17 nëntor në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”. Tifozët mund të blejnë bileta vetëm për sektorin pas porte, ndërsa në sektorët e tjerë shitja është bllokuar.

Ky kombinim i Federatës Shqiptare të Futbollit ka sjellë herë pas here kaos në shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Francë, si dhe radhë të gjata në vendet ku shiten ato.

Për momentin janë shitur 8000 bileta për ndeshjen kundër Francës, ndërsa për Andorrën janë shitur 1300 bileta.

Kujtojmë se “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12.500 vendesh, ndërsa “Arena Kombëtare” një kapacitet prej rreth 22.000 vendesh.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu