BE po ndryshon mendim për Maqedoninë e Veriut, David Sasoli: Vazhdoni reformat

Presidenti i ri i Palamentit Evropian, David Sassoli, ishte të hënën në Maqedoninë e Veriut ku ai u shpreh se do e mbështesë hapjen e negociatave për MV dhe brenda pak muajsh anëtaret e BE-së, të cilët kishin rezerva për Maqedoninë e Veriut, tani po ndryshojnë qëndrim.

“Anëtaret e BE-së, të cilët kishin rezerva për Maqedoninë e Veriut, tani po ndryshojnë qëndrim”, deklaroi  Sassoli.

Gjatë takimit me me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Sasoli i ikurajon për të vazhduar me reformat dhe për të mos lejuar bllokimin e tyre

“Ne, shtoi ai, jemi më të fortë sepse të githa institucionet evropiane janë në anën tonë dhe janë të bindura se Maqedonia e Veriut duhet ta fillojë procesin e bisedimeve sepse të gjitha kushtet për këtë janë arritur”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu