Eminem: Isha i varur nga droga, Elton John më shpëtoi

Reperi amerikan Eminem është një ndër reperët më të suksesshëm në mbarë botën. Ai ka fituar 15 herë çmimin “Grammy”, madje është fituesi edhe i një  çmimi “Oscar”. Pamvarsisht karrierës së mirë që kishte reperi filloi të ishte i varur nga drograt. Në vitin 2007 reperi u dërgua në spital pranë vdekjes pasi konsumoi ekuivalentin e 4 qeseve të heroinës.

Sipas biografisë së fundit të Anthony Bozza: “Not Afraid: The Evolution of Eminem”, reperi u përpoq dy herë që t’ia dilte mbanë vetë për të hequr dorë nga droga por më pas kërkoi ndihmën e Elton John.

“Elton John ishte mentori i duhur për të ndihmuar Marshall në lënien e drogës,”-shkroi Bozza sipas Daily Mail. “Të dy filluan një kontroll javor dhe qëndruan panë njëri-tjetrit.”

Abuzimi i reperit me drogën fillo pas vrasjes së shokut të tij të ngushtë dhe bashkëpunuesit DeShaun ‘Proof’ Holton në 2006.

Ai përdorte gjithnjë e më shumë opiume për tu vetë-mjekuar, ai edhe filloi abuzimin me drogën për shkak të depresionit.

 

 /bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu