Nxënësit e fshatrave të Klosit rrezikohen nga kafshët e egra

Klos – Banorët e fshatrave të Klosit ndjehen të rrezikuar nga sulme të mundshme të kafshëve të egra. Për ta shqetësimi më i madh mbeten arinjtë dhe ujqërit. Banorët shprehen se fëmijët e tyre ndjehen të rrezikuar çdo ditë nga këto kafshë, pasi në mungesë të rikonstruksionit të gjimnazit “Shaban Çollaku”, nxënësit detyrohen të zhvillojnë mësimin në turn të dytë.

Nën rrezikun e sulmit të kafshë të egra, fëmijët janë të detyruar të përshkojnë për rreth 1 orë rrugë mes maleve dhe errësirës pasi për shkak të mungesës së rrugës transportimi me furgon deri në shkolle është i pamundur.

Rruga drejt shtëpisë në errësirë të plotë është kthyer në makth për nxënësit e gjimnazit. Ata thonë se gjurmët e kafshëve të egra janë kudo në fshat, të cilat në shumë raste edhe i kanë parë.

Sulmet e kafshëve të egra ndaj banorëve kanë qenë të shumta në zonat e thella malore. Rasti më i fundit u shënua pak ditë më parë në malin e Gjallicës ku një bari u sulmua nga një ari teksa kulloste bagëtitë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu