Projektbuxheti 2020 parashikon fonde të veçanta për SPAK-un

Projektbuxheti 2020 i ka kushtuar vëmendje të veçantë reformës në drejtësi, ndërkohë ka përcaktuar një fond për SPAK i cili parashikohet të ngrihet në janar të viti të ardhshëm. Shtesë të ndjeshme do të ketë edhe për institucionet qendrore ku për kryeministrinë shkon deri në dyfishim. Por në draft nuk ka parashikim për rritje pagash. Ndërkohë që nuk parashikohet fond për mbajtjen e një procesi zgjedhor.

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të jetë funksionale në vitin 2020. Në projektbuxhetin e vitit te ardhshëm parashikohet që për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të jepet një fond prej 371 mln lekësh.

Qeveria ka përcaktuar rritje të investimeve edhe për KLP dhe KLGJ.

Në projektbuxhet parashikohet që për Këshillin e lartë Gjyqësor të jepen 3.4 mld lekë. Shtesa do të ketë dhe për institucionet qendrore të shtetit.

Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi parashikohet të përfitojnë më shumë para për vitin e ardhshëm.

Kryeministria duket se do të marrë pjesën më të madhe të tortës, pasi nga 637 mln për vitin e ardhshëm parashikohet që ky institucion të marrë një 1 mld lekë.

Pavarësisht diskutimeve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme, në buxhetin e shtetit nuk parashikohet fond i veçantë për vitin 2020.

Drafti 2020 nuk parashikon asnjë rritje pagash për qytetarët, ndërsa për pensionistët parashikohet vetëm një fond prej 2.5 mld lekësh, çka mund të jetë vetëm për indeksimin, një detyrim ligjor ky i qeverisë për të kompensuar rritjen e çmimeve.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu