PS Bulqizë diskuton kandidaturat e saj për në kongres; Alla premton transparencë të procesit

BulqizëAsambleja e Socialiste në Bashkisë Bulqizë ka zhvilluar një mbledhje me pjesëmarrje të gjerë, ku janë diskutuar kandidatët që do të përfaqësojnë socialistët e kësaj bashkie në Kongresin e PS në Tiranë.

Gjatë mbledhjes u analizuan emrat e kandidatëve për të gjitha njësitë administrative. Varësisht numrit të anëtarësisë së secilës prej këtyre njësive, u vendos edhe numri respektiv i kandidatëve. Anëtarët e PS në njësitë e ndryshme administrative do të votojnë për së paku 3 kandidatë për secilën njësi, ku në total do të garojnë rreth 30 të tillë. Numri total i delegatëve që do të përfaqësojnë PS-Bulqizë në kongresin e Tiranës është 9.

Ndërkohë, burime nga PS Bulqizë për Bulqiza.info, bëjnë të ditur se zgjedhjet do të zhvillohen në vetëm 7 njësi administrative, duke përjashtuar atë të Martaneshit. Shkak është numri i pamjaftueshëm i përfaqësuesve socialist nga kjo njësi, ku për të nxjerrë një kandidat duhen së paku 150 anëtarë, gjë kjo që nuk plotësohet nga NjA Martanesh. Kjo njësi do të përfaqësohet në Kongresin e PS automatikisht nga Kryetari i njësisë, si edhe nga një anëtar i këshillit bashkiak.

Nga ana tjetër, PS Bulqizë do të përfaqësohet me dy kandidatë të zgjedhur nga qyteti, dy ka NjA Shupenzë dhe nga një për secilën prej pesë njësive të tjera.

Vetë Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, njëkohësisht edhe Kryetar i PS për këtë qytet, ka premtuar për një proces zgjedhor transparent. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai vlerëson rëndësinë e 16 nëntorit, për t’i kushtuar vëmendjen e merituar të gjithë elementëve që do t’i japin formë procesit zgjedhor.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu