Ronaldo mesazh inkurajues Andre Gomez : Do të kthehesh më i fort se më parë

Lojtari i Evertonit, Adre Gomez para disa ditësh pësoi një dëmtim duke thyer këmbën nga ndërhyrja e Son Heung-Min në ndeshjen mes Evertonit dhe Tottenham.

Shumë futbollistë me zë janë bashkur në mbështetje të mesfushorit portugez.

Cristiano Ronaldo ka qënë një ndër ata që i ka uruar shërim të shpejtë bashkombasit të tij. Në një postim në Instagram Ronaldo shkruan: “Shërim të shpejt Andre Gomes. Do të kthehesh më i fort se më parë, shumë përqafime”.

Ekipi i Evertonit i ka falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë moment pikëllues, mesfushorin Gomes duke dhënë detaje për dëmtimin e mesfushorit. Klubi anglez ka bërë të ditur se Gomes e kaloi me sukses këtë operacion dhe pas disa javësh do të rikthehet në gjirin e skuadrës për të vijuar fazën e rikuperimit nga ky dëmtim i rëndë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu