Bulqizë/ Përfundon kanali vaditës i Valikardhës; Alla i gatshëm për projekte të tjera

Bulqizë – Për herë të parë pas shumë vitesh banorët e Valikardhës do të kenë ujë të mjaftueshëm për të vaditur.

Lajmin e ka bërë publik Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka njoftuar përfundimin e këtij projekti.

Kanali vaditës i Valikardhës është rreth tre kilometër i gjatë dhe do t’u shërbejë banorëve të zonës për të vaditur tokat e tyre. 1.6 kilometër e tij përbëhet nga tubë çeliku.

Projekti u financua nga qeveria shqiptare dhe për ndërtimin e tij u shpenzuan 23 milionë lekë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu