Rama: Do e çlirojnë kadastrën e Durrësit nga rrethimi kriminal

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se do e çlirojnë kadastrën e Durrësit nga rrethimi kriminal. Sipas Ramës ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KCK do jenë masat që do e çlirojnë kadastrën e Durrësit. Rama theksoi se krimi i organizuar përpiqet të shpërlajë paratë e pista në këto institucione.

‘Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër KÇK do e çlirojnë përfundimisht kadastrën e Durrësit dhe kadastrën e Shqipërisë nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë pjesërisht sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik. Aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista por nuk do ti gëzojnë.” 

Deklarata u be gjate eventit të bashkëqeverisjes.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu