VIDEO rrënqethëse/ Futbollisti kroat vret pulën me shkelm

Ivan Gazdek i skuadrës së NK Jelengrad që garon në kampionatin gjysmëprofesionist të Kroacisë, ka përfunduar në qendër të vëmendjes për aktin e tij të çuditshëm dhe psiqik ndaj shpendit të pafajshëm që kishte hyrë në fushë.

Gazdek ka ndjekur me vrap disa pula që kishin hyrë në fushë dhe ka goditur me shkelm njërën prej tyre duke e lënë të ngordhur në vend.

Pas kësaj, ai e kap dhe e fluturon përtej gardhit duke lënë në vend vetëm disa pupula.

Lojtari 23-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq për sjellje antisportive.

Veprimi i ndodhur në ndeshjen NK Jelengrad-Jasenovaç ka tronditur shoqatën “Miqtë e Kafshëve”. Ajo ka vendosur të ngrejë një padi ndaj lojtarit.

Ndërkohë Gazdek, në një prononcim për mediat lokale, është shprehur se nuk ka pasur ndërmend të vrasë pulën dhe do i blejë pronarit një tjetër pulë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu