Lady Gaga sqaron mardhënien e saj me Bradly Cooper

Lady Gaga ka sqaruar një herë e mirë spekulimet midis saj dhe aktorit Bradly Cooper. Sipas këngëtares midis tyre nuk ka gjë tjetër përveç miqësisë dhe e gjitha ishte një shfaqe.

Gaga në një intervistë për “Elle” u shpreh se: “Sinqerisht, mendoj se mediat janë shumë të trasha. Ne kemi bërë një histori dashurie. Për mua si interpretuese dhe si aktore, sigurisht që dëshironim që njerëzit të besonim se ishim të dashuruar. Dhe dëshironim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në Oscars.  Donim të kalonte nëpër lentet e kamerës dhe të shikohej në çdo televizion. Kemi punuar shumë për të. Kemi punuar për ditë të tëra. Ne hartuam çdo gjë, ishte orkestruar si shfaqje.”

Pamvarsisht fjalëve të këngëtares regjizori i filmit Bradly Cooper u nda nga gruaja e tij Irina Shayk, pasi ajo e akuzoi se e kishte tradhëtuar me këngëtaren 33 vjeçare.

Gaga fitoi një Oscar për këngën më të mirë origjinale për “Shallow”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu