Cristiano Ronaldo “acarohet” nga vendimi i Sarrit, trajneri shpjegon problemin e Ronaldos

Ndeshja e natës së kaluar midis Lokomotivos së Moskës dhe Juventuesit ishte një ndeshje plot emocione dhe adrenalinë. Ajo që bëri më shumë bujë ishte zëvendësimi i Cristiano Ronaldos në minutën e 81-të. Ronaldo nuk e priti aspak mirë zëvendësimin dhe shfaqi shenja acarimi.

Gjestet e Ronaldos dhe shikimi i Sarrit flasin shumë, por për të qartësuar këtë situatë mendoi vetë trajneri në konferencën për shtyp:

“Ishte i acaruar pasi nuk ndihej mirë. Prej disa ditësh ka një problem të vogël në gju, që në fundin e pjesës ishte nervoz pasi gjuri nuk i lejonte të vraponte si duhet. Në një moment bëri një lëvizje që nuk më pëlqeu, kisha frikë se mos dëmtohej, për këtë arsye e zëvendësova”, u shpreh Sarri përpara mediave.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu