Kadri Veseli thërritet nga Gjykata Speciale e Hagës

Prishtinë – Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për mediat bëri publike sot ftesën nga Gjykata e Hagës.

Veseli bëri të ditur se do t’i përgjigjet kësaj ftese dhe se para Prokurorisë Speciale do të dalë me 4 dhjetor, në Hagë.

“Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës. Këtë e kam bërë me përkushtimin më të lartë. Përpjekjet e kombit për liri kanë qenë vetë jeta jonë. Duhet pranuar se lufta e drejtë e popullit tonë ka qenë e sulmuar përfundimisht. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do të vërtetojë luftën e drejtë të UÇK-së të Kosovës dhe do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu