Austria nis hetimet për shtetësinë e Handkes, kishte pasaportë jugosllave

Vienë – Shkrimtari austriak, Peter Handke, është vendosur sërish në qendër të polemikave. Siç duket fituesi i Nobelit të sivjetshëm të letërsisë ka pasur më shumë sesa një simpati të thjeshtë për Sllobodan Milloshevicin. Megjithatë, disa raporte në media tregojnë se në vitin 1999, ai ka marrë një pasaportë jugosllave. Pasaporta që Handke mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi forcat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova u postua nga portali i lajmeve, “Intercept”.

Kjo ka bërë që autoritetet austriake të nisin një hetim për të parë nëse Handke e ka humbur shtetësinë e Austrisë. Në momentin që shkrimtari ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë, kjo bën që ai të humbasë automatikisht atë austriake. Kryetari i rajonit ku ka jetuar Handke ka urdhëruar urgjentisht verifikimin e këtyre pretendimeve. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Handke duhej të merrte miratimin e autoriteteve austriake për nënshtetësi të dyfishtë pasi të paraqiste një kërkesë me shkrim në Carinthia përpara se të merrte pasaportën e ish- RFJ-së. Shkrimtari, atë kërkesë siç është evidentuar në dosje këtë nuk e ka bërë kurrë. Mediat austriake për shkak të situatës së krijuar, kanë nisur tani të pyesin se kë përfaqëson Handke me këtë çmim, Serbinë apo Austrinë.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu