Balla: Lulzim Basha duhet të hetohet nga SPAK-u, jo nga KÇk-ja

Tiranë – Menjëherë pas lajmit se Prokuroria ka përfunduar procesin e hetimeve për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh, ka reaguar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Balla shprehet se numri një i PD Basha ka një sërë akuzash mbi shpinë e se nuk mund t’ia hedhe dot vetëm me akuzën si falsifikues.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë 💵 & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon”?

Taulant Balla më tej thekson se dosja në ngarkim të Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK-u e jo nga ajo që socialistët e quajnë KÇK.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu