Basha: Rinia sot është në udhëkryq mes kriminalizmit dhe emigrimit

Krujë – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti sot në Krujë një takim me të rinjtë (Takimi i katërt ky në kuadër të nismës së tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’). Para të rinjve të Krujës Basha deklaroi se rinia sot është fatkeqësisht mes zgjedhjes së kriminalizimit dhe emigrimit.

Basha tha se rinia shqiptare nuk ka më përse të drejtojë sytë vetëm nga emigrimi. Ai shtoi se duhet shporrur “kalçetoja” në pushtet e të sillet shpresa.

“Kruja është sot ndoshta qyteti më i goditur nga emigracioni. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë është emigracioni. Duke e vrarë shpresën, qeveria ka detyruar të gjithë që të ikin në emigracion.  Nuk ka përse rinia krutane të ikë. Krutanët nuk kanë pse të zgjedhin krimin dhe as emigracionin, por dinjitetin e tyre në Krujën e kombit shqiptar.

Për këtë duhet të largojmë atë kalçeton, kryeministrin që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura. Ta largojmë menjëherë kalçeton dhe të krijojmë të ardhmen e mbarë këtu në Krujë, në Shijak, në Fushë-Krujë e në mbarë Shqipërinë. E afërt do jetë dita kur ndryshimi do të vijë”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu