Bulqizë/ Përfundon projekti për rikonstruksionin e një blloku në Lagjen e re; Alla inspekton punimet

Bulqizë – Ka përfunduar projekti për rikonstruksionin e bllokut të Lagjes së re në qytetin e Bulqizës. Kryebashkiaku Lefter Alla ka inspektuar nga afër punën e bërë gjatë këtij projekti.

Rikonstruksioni në fjalë ishte investim i Bashkisë Bulqizë me vlerë 29 423 000 lekë, me rreth 2500 m2 asfalt, mbi 1350 m2 trotuare, kanalizime ujërash e ndriçim led. Ai do t’u shërbejë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi 600 banorëve të kësaj lagjeje.

Gjatë implementimit të projektit kujdes është treguar edhe për vend-parkimet e automjeteve, ku kjo rrugë  ka  katër të tillë, gjithashtu edhe sinjalistikë rrugore dhe stola e gjelbërim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu