Dibër, i vendosin tritol në murin e shtëpisë, 1 vit më parë i vranë edhe djalin

Dibër – Mëngjesin e sotëm Maqellara është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm me tritol.

Shpërthimi ndodhi në një banesë dhe mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në murin e shtëpisë.

Shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi.

Mësohet se këtij të fundit rreth 1 vit më parë i kanë vrarë edhe djalin, Elsi Kosiçi.

Nga shpërthimi i sotëm nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu