Projektbuxheti 2020, Denaj: Papunësia do bjerë në 10.6%, më shumë rritje ekonomike

Tiranë – “Do të ketë më shumë rritje ekonomike dhe reforma të rëndësishme. Papunesia do bjerë në 10.6% në vitin 2020”. – Këto ishin premtimet dhe angazhimet e Ministres së Financave Anila Denaj gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2020 në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend.

“Shumë sektorë të ekonomisë kanë pasur rritje. Turizmi këtë vit pati performancë të mirë”, – tha ministrja.

Denaj theksoi se konsolidimi fiskal ka dhënë efektet e tij për vitin 2019, ndërsa rritja e të ardhurave nga viti në vit sipas saj është në shifrën 3.4%.

“Defiçiti buxhetor pritet të jetë 1.6% i PBB”, – shtoi Denaj.

Ministrja e Financave foli edhe për sektorin e arsimit ku, sipas saj,  për vitin e ardhshëm do të jepen 3.3 miliardë lekë më shumë se këtë vit.

Denaj premtoi gjithashtu lehtësira fiskale edhe për sektorin e automobilave në Shqipëri.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu