Rama thumbon hapur Makronin në samitin e Davosit: Nuk e kupton me çfarë po luan

Gjenevë – Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin e Davosit në Gjenevë për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij forumi, në fjalën e tij, Rama nuk la pa prekur edhe vendimin për mosnisjen e bisedimeve mes BE dhe dy vendeve ballkanike, për të cilën pengesë kryesore u bë presidenti francez Emanuel Makroni.

Ndër të tjera, kryeministri shqiptar duket se ka thumbuar presidentin francez kur tha se Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ky i fundit ka nevojë për BE-në, duke shtuar se ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes.

“Dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme.

Nuk kemi më mundësi të dimë se cfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE. Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojë në e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu