Shqiptarët nuk dinë të flasin anglisht. Ja vendi në të cilin renditen?

Gjuha angjeze është gjuha më e folur në botë ku më shumë se një miliardë njerëz flasin anglisht si gjuhë e parë ose e dytë, dhe qindra milion më shumë si një e treta ose e katërta. Të dish të flasësh gjuhën angleze zgjeron horizontet, ul pengesat dhe shpejton shkëmbimin e informacionit.

Duke marrë në konsideratë raportin  e kryer nga “EF Education First”, thekson se cilat shtete e kanë mësuar anglishten si gjuhë e dytë, më mirë se të tjerat. Hollanda kryeson listën që tre vite më parë, nërsa Shqipëria renditet në vendin e 50-të, apo ndër vendet që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë

Vendet nordike përsëri dominuan në renditjen e gjuhës angleze: Holanda u rendit e para, pasuar nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Zvicra mbetet në grupin e vendeve me aftësi “të larta” në gjuhën angleze, por EF vërejti një rënie të vogël në të gjitha rajonet e gjuhës gjermane.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu