Tiranë, trupi i dekompozuar i një 39-vjeçari gjendet në një ish-kabinë elektrike

Trupi i dekompozuar i një 39-vjeçari është gjetur sot në një banesë në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur policia, e cila pohon se ka zbardhur edhe identitetin e tij.

Sipas bluve kryeqytetas, trupi i dekompozuar i përket shtetasit me iniciale R.Z.

Trupi i tij u gjet në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike, por që tashmë është jashtë funksionit.

Policia thotë se bazuar në këqyrjen paraprake të trupit nuk janë hasur shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë  është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu