Zgjedhjet në Kosovë, sot afati i fundit për ankesa nga subjektet politike

Dje u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Sipas raportimit të bërë nga mediat kosovare partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu