Lefter Alla i rikthen buzëqeshjen familjes Vargu në Çerenec; Apel biznesmenëve: Të ndihmojmë sa më shumë familje në nevojë

Bulqizë – Lefter Allën e kemi njohur si Kryetar të Bashkisë Bulqizë, apo biznesmen të njohur të kësaj zone. Megjithatë, kësaj here ai na shfaq një tjetër anë të karakterit të tij, humanizmin.

Larg detyrimeve dhe angazhimeve që ka në Bashkinë e qytetit, Lefter Alla, në mënyrë krejt individuale iu gjet pranë familjes Vargu, e cila prej kohësh përballej me vështirësi të mëdha ekonomike, me një shtëpi të rrënuar dhe me probleme të mëdha shëndetësore.

Me një qasje krejt modeste për të mos u shfaqur publikisht përballë kamerave për një rast të tillë, në këtë prag të vitit të ri, ai iu gjet pranë familjes Vargu, duke i rindërtuar shtëpinë dhe duke u mundësuar anëtarëve të saj një strehë të ngrohtë në këto ditë të acarta dimri.

Së bashku me drejtues të NjA Gjoricë, Alla vizitoi familjen nw fshatin Ccerenec i Posshtwm, së cilës i dërgoi edhe shumë ndihma në ushqime, veshje, mobilje, elektroshtëpiake dhe dhurata për pesë fëmijët  e saj.

Historia nisi në fillim të kësaj vere, ku Alla kishte dëgjuar për gjendjen e vështirë të familjes Vargu. Pasi e vizitoi nga afër, ai i premtoi kryefamiljarit Qemal Vargu se në një kohë të shkurtër do t’ia rindërtonte shtëpinë. Vetë z.Vargu u shpreh mirënjohës për ndihmën e mundësuar nga z.Alla, përtej çdo pozicioni apo posti publik që ai mbart. “Jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës ndaj z.Alla. Falë tij, sot fëmijët e mi nuk i kam më në shi dhe dëborë.”, tha ai.

Nga ana tjetër, teksa Alla i uroi familjes një vit të ri sa më të mbarë e plot shëndet, u bëri apel edhe qytetarëve dhe biznesmenëve të tjerë të zonës që të kontribuojnë në ndihmë të familjeve në nevojë. “Jemi përpjekur për ta ndihmuar sadopak familjen në fjalë. Për vitin 2020 premtoj se do të jem shumë më afër pranë familjeve në nevojë. Ne kemi edhe shumë familje të tjera në këtë gjendje. Dua të ftoj edhe miq dhe shokë të tjerë që kanë mundësi të kontribuojnë për këto familje.” – u shpreh Alla për mikrofonin e BTV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu