Kuvendi maqedonas miraton dorëheqjen e Zaevit, pritet mandatimi i Spasovskit

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë Veriore njoftoi sot dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, të paraqitur pas marrëveshjes së partive politike përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 Prill. Bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Pritet nga mesnata që Parlamenti të votojë qeverinë teknike, të kryesuar nga Oliver Spasovski, i cili do të organizojë zgjedhjet në 100 ditët e ardhshme.

Zaev nuk e shtjelloi dorëheqjen e tij para ligjvënësve, por në një dokument të paraqitur në parlament ai tha se ai e kishte dorëzuar atë pas marrëveshjes së liderëve të partive për zgjedhjet e 12 prillit.

Zyra e kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi tha sot në mëngjes se dorëheqja e Zaevit i ishte dorëzuar Presidentit Stevo Pendarovski, i cili do ti dorëzojë mandatin e Spasovskit.

Ai, nga ana tjetër, duhet të paraqesë në Parlament një përbërje të qeverisë së re teknike dhe një program pune.

Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas ky i fundit të propozojë kabinetin qeveritar në Kuvend.

Në një njoftim për mediat, presidenca tha se “pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij – Vilën Vodno, do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu