Pas dorëheqjes së Zaevit, mandati i dorëzohet kryeministrit teknik

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin e kryeministrit teknik ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ndërkohë pritet që deri në mesnatë Paramenti të votojë Qeverinë teknike, me një mandat tre mujor. Me herët, ashtu siç kishte njoftuar kreu i qeverisë Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i dorëzoi këtë të premte mandatin e kryeministrit teknik ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit.

Ndërkohë pritet që deri në mesnatë Paramenti të votojë Qeverinë teknike, të kryesuar nga Spasovski.

Mandatimi i ish-ministrit të Brendshëm në këtë post vjen pas dorëheqjes së kreut të qeverisë, Zoran Zaev. Ky i fundit e njoftoi largimin nga posti në orët e para të mëngjesit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu