VIDEO virale; Rosa filmohet duke ushqyer peshqit

Jemi mësuar të shikojmë teksa rosat ushqehen me peshq, por një video e bërë virale tashmë në rrjetet sociale i ka befasuar të gjithë.

Në pamjet që tashmë janë parë mbi 12 milionë herë shihet një rosë duke ushqyer një tufë peshqish që ishin grumbulluar pranë saj për të ngrënë ushqimin që ajo u shërbente.

Shumëkush u mahnit nga sjellja në dukje altruiste e rosës, e cila duket se dëshiron të ndajë ushqimin e saj me peshqit. Realiteti është i ndryshëm.

Siç shpjegon studiuesi Jennifer Gordon, ky veprim nga ana e rosës vjen pasi këto të fundit zakonisht zhytin ushqimin e tyre në ujë para se ta hanë atë. Me pak fjalë, studiuesi sqaron se peshqit thjesht përpiqen të vjedhin ushqimin e rosës teksa ajo përpiqet ta njomë atë në ujë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu