Ministrit Lleshaj i “vjedhin” karrigen, plasin batutat në Kuvend

Tiranë (Kuvend) – Ka filluar sot sesioni i ri kuvendor për vitin 2020, ku nga deputetët që morën fjalën në foltore, një ndër to ishte edhe ai i opozitës parlamentare, Muslim Murrizi.

Ai e nisi me një batutë fjalën e tij, pasi Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk kishte ku të ulej, sepse karrigia e tij nuk ndodhej aty, ndërkohë që iu soll në çast një e vogël nga shërbimi i Kuvendit.

Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja. Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, – u shpreh Murrizi.

Ndërkohë që pothuajse të gjithë të pranishmit në Kuvend shpërthyen në gaz.

Kujtojmë që kjo mungesë e karriges së ministrit Lleshaj vjen pas shtimit të një ministri të ri në kabinet, Arben Ahmetajt, i cili u emërua Ministër për Rindërtimin për shkak të tërmetit dhe padyshim që shërbimi i Kuvendit ka harruar të shtojë edhe një karrige tjetër.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu