Ermal Mamaqi ka konflikt interesi me Lulzim Bashën: Ja pse nuk e ftova tek filmi “I Love Tropoja”

Tiranë – I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol shoferit” ka qenë aktori i njohur tashmë dhe producent, Ermal Mamaqi.

Gjatë intervistës, Dembacaj e ka pyetur mbi filmin dhe të ftuarit special. Një ndër ta ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, ku të gjithë janë bërë kuriozë të shohin atë si aktor.

I pyetur se pse nuk e ftoi Lulzim Bashën të ishte pjesë e filmit “I Love Tropoja”, ai shprehet se nuk e ka ftuar për shkak se nuk i ka ardhur tek emisioni “Xing me Ermalin”.

Moderatorja Rudina Dembacaj: Po Lulit nuk i gjete një rol të vogël aty sa me këput një lule dhe me ja cuar dikujt ? 

Në fakt ftova doktor Berishën, por ai e refuzoi me shumë sukses. Me kortezi më falenderoi për filmin dhe më uroi suksese. E zhdukem si perzonazhi në film, do ishte xhaja e Valbonës, një personazh tropojan, por mbajtem vetem rolin e Edi Ramës që është daja im në film. 

Lulin nuk e ftova sepse e kam ftuar tek Xingu dhe nuk më ka ardhur . Tani ato që na vijnë atyre dhe do i shkojmë, kështu është kjo punë dhe prandaj nuk e ftova në film. 

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu