Billie Eilish rrëmben katër çmimet kryesore në “Grammy”

Los Anxheles – Një mbrëmje e paharrueshme për yllin e popit Billie Eillish, e cila ishtë fituesja e madhe në ceremoninë e çmimeve Grammy. 18-vjeçarja rrëmbeu trofetë si: “artistja më e mirë”, “albumi i vitit”, “kënga e vitit” dhe “rekordi i vitit”. Bashkë me të edhe vëllai i saj u vlerësua si producenti më i mirë.

Ylli i popit Billie Eillish trimumfoi në ceremoninë e çmimeve Grammy, duke u shpallur fituese në katër kategori, përfshirë “Artistja më e mirë” dhe “Kënga e vitit”. 18 vjeçarja fitoi edhe çmimin “Albumi i vitit” për debutimin e saj me “When we All Fall Asleep, where Do we Go?” e regjistruar në vendlindjen e saj në Los Anxheles.

“Shumë të tjerë e meritojnë këtë vlerësim. Më vjen keq. Ju falenderoj shumë, ky është çmimi im i parë, asnjëherë nuk e kisha menduar se edhe unë do të isha këtu, e kam parë këtë shfaqje vetëm nga ekrani”, u shpreh artistja e cila fitoi edhe çmimin “Kënga e vitit” me hitin “Bad gay”.

18-vjeçarja është artistja më e rë në moshë që ka fituar ndonjëherë çmime nw Grammy, pas Taylor Swift dhe e para që e arriti këtë sukses që nga Christopher Cross në 1981. Bashkë me të, edhe vëllai i saj i madh, Finneas O’Connell, gjithashtu u zgjodh producenti i vitit, për punën e tij në albumin e Eilish.

Fitues të tjerë të mbrëmjes ishin edhe reperi Lil Nas X i cili rrëmbeu trofeun e videos së vitit për bashkëpunimin e tij viral në “Old Town Road” me Billy Ray Cyrus. Ndërsa Lizzo fitoi tre çmime duke përfshirë performancën më të mirë të pop-it për hitin e saj të njohur, “Truth Hurts”.

Çmimet Grammy u hapën me një dedikim për yllin e basketbollit Kobe Bryant, i cili humbi në një aksident me helikopter jashtë Los Angeles.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu