Ndotja e ajrit/ Maqedonia e Veriut merr masa të rrepta, transporti publik falas

Ndotja e ajrit bëri që qeveria e Maqedonisë së Veriut të shpallë masa të jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë. Personat me asmë kronike, gratë shtazëna, personat mbi 60-vjeç, ata që kanë goditje në tru ose kanë përjetuar infrakt duhet të lirohen nga puna.

Punëdhënësit janë të detyruar të riorganizojnë oraret e tyre dhe rekumandohet të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje kulturore në vende të hapura.

Nga ora 18:00, shërbimi publik i autobusëve në Shkup është falas, ndërsa parkimi është dy herë më i shtrenjtë. Masat do të qëndrojnë në fuqi, derisa të tejkalohet ndotja e madhe e ajrit.

/bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu