Ndërron jetë një 35-vjeçar shqiptar nga Shkupi; Ja sëmundja e rëndë që mori nga Afrika

Shkup – Një 35-vjeçar shqiptar nga Shkupi ka ndërruar jetë për shkak se ishte infektuar nga sëmundja e “malaries”.

Sipas mediave në Maqedoni, gjasat janë që ai u infektua gjatë një udhëtimi pune në Ganë.

Ai ishte shtruar në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në spitalin Universitar për Sëmundjet Infektive në Shkup, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas punonjësve të spitalit Infektiv në Shkup, stafi mjekësor bëri gjithçka për ta shpëtuar, por gjendja e tij vetëm u përkeqësua deri sa malaria i mori jetën.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu