Rita Ora bën tatuazh në qafë fjalën e saj domethënëse në shqip

Rita Ora ka një dashuri të madhe për tatuazhet dhe sidomos për ata që janë të vegjël dhe detajistë.

Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare numëron disa në trupin e saj, por i fundit është shumë i veçantë për të.

Tatuazhi është një fjalë 3-shkronjëshe në gjuhën shqipe dhe ka një kuptim shumë domethënës për këngëtaren e njohur.

Ditën e djeshme Rita ka ndarë foton e tatuazhit të saj të ri në “Instagram”. Ajo ka shkruar në qafë fjalën “zog”, që për të ka një domethënie të veçantë.

“Kur isha e vogël nëna ime më thërriste zog, ‘zog i mamit’”, – ka treguar Rita për ndjekësit, duke shpjeguar edhe domethënien e fjalës në anglisht.

Një surprizë e bukur kjo ka qenë edhe për të ëmën, Verën, e cila ka komentuar se do ta thërrasë “zog” përgjithmonë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu