Kryebashkiaku i Milanos jep lajmin emocional për tifozët e qytetit: Skuadrave të qytetit do u mundësohet ….

Përflitej në mediat italiane ndërtimi i një stadiumi të ri në Milano për dy rivalët më Milan-Inter. Gjatë një evenimenti bamirsie ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Milanos Giuseppe Sala ka folur edhe për projektin e stadiumit të ri, që kanë zhvilluar dy klubet e qytetit, por që nuk ka gjetur ende miratimin e autoriteteve vendore

Sala tha se bisedimet kanë avancuar dhe se me modifikimet e bëra në projekt, ku është përjashtuar shembja e “San Siros”, palët janë më pranë një marrëveshjeje, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Projekti i ri për stadiumin po më pëlqen dhe besoj se tani jemi pranë një marrëveshjeje. Nuk është problem bujarie, por duhet të respektojmë rregullat administrative të qytetit dhe t’i vëmë klubet në kushte të barabarta me të tjerë që duan të investojnë në projekte të rëndësishme në qytet”, deklaroi Sala.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu