Portieri “harron” portën, Mertens shënon golin e vitit nga 40 metra (VIDEO)

Napoli mundi me rezultatin 2-4 Sampdorian në “Luiggi Ferraris” në ndeshjen përmbyllëse të javës së 22-të të Serisë A.

Gennaro Gattuso ia doli të triumfonte 2-4 përballë “profesorit” Claudio Ranieri, skuadra e të cilit edhe arriti të rikuperonte 2 gola, dështoi në fund të merrte qoftë edhe një pikë.

Në kohën shtesë kur sfida ishte mbërthyer në shifrat 2-3, Napoli bën një kundërsulm vrasës që detyron portierin vendas Emil Audero të largonte topin me kokë, duke dalë nga zona e 16 metrave.

Në këtë moment përfiton Dries Mertens i cili me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë nga 40 metra. Finalizimi i sulmuesit belg është nga më të bukurit në Serinë A për vitin 2020.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu