Bulqizë, dëbora e dendur aktivizon shërbimet bashkiake të mirëmbajtjes së rrugëve

Bulqizë | Moti i ftohtë që ka përfshirë vendin ditët e fundit ka sjellë reshje të dendura dëbore në zonat malore të vendit, e bashkë me to janë shfaqur edhe problematika në qarkullimin rrugor. Bulqiza.info mëson se reshje të dendura dëbore ka pasur edhe në disa prej Njësive Administrative të Bashkisë Bulqizë.

Ndër njësitë administrative më të prekura të kësaj bashkie rezultojnë të jenë ajo e Shupenzës, Zerqanit dhe Ostrenit. Dëbora e dendur në këto zona ka bërë që të vihen në lëvizje shërbimet bashkiake të mirëmbajtjes dhe zhbllokimit të rrugëve, duke bërë të mundur mbajtjen e tyre të qarkullueshme.

Krahas pastrimit të dëborës, mbi këto segmente është hedhur edhe kripë dhe skorje për shkak të ngricave.

Ndërkohë sipas parashikimit të motit, pritet që në ditët në vijim të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu